Dita e Ujit të Bekuar, pandemia e Covid-19 ndalon hedhjen e kryqit në Korçë dhe Durrës
Sot më 6 janar, festohet dita e Ujit të Bekuar. Ajo njihet dhe si festa ndërkombëtare e Epifanisë për të gjithë besimtarët Ortodoksë.
Pjesë e ritualit fetar është edhe kredhja në ujërat e akullta të janarit, duke sfiduar të ftohtin, për të kremtuar festën, zanafilla e së cilës lidhet me pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzoi në lumin Jordan.
Mirëpo, ndryshe nga çdo herë, këtë vvit në vendin tonë ky ritual nuk është zhvilluar për shkak të kushteve që ka diktuar pandemia e Covid-19. Në Korçë, në katedralen “Ngjallja e Krishtit” u krye vetëm rituali i bekimit të ujit, një simbolikë e pastërtisë, jetës dhe shpëtimit për besimtarët e krishterë ortodoksë.
Gjithashtu, edhe në Durrës është njoftuar se cermemonia e hedhjes së kryqit në ujë është anuluar. Kjo ceremoni është traditë të organizohet në detin Adriatik, pranë portit të qytetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



