E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ditë e përgjakur, edhe në Elbasan gjendet i vdekur pronari i një pike exchange
Publik News

Ditë e përgjakur, edhe në Elbasan gjendet i vdekur pronari i një pike exchange

Pas dy ekzekutimeve misterioze në Lezhë e Durrës, burime  zyrtare të policisë bënë me dije se është gjetur i vetëvarur në banesë pronari i një pike exchange në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet në afërsi të qytetit. Nuk janë të qarta rrethanat që e kanë çuar biznesmenin e njohur drejt vetëflijimit.

Biznesmeni i njohur me emrin Tan Sanço është gjetur i pajetë nga familjarët. Ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës me kabullin e antenës së televizorit të cilin e kishte lidhur me lak në mënyrë të trefishtë në tavanin e tualetit.

Sot dita e hënë mund te quhet ditë e përgjakur me 8 viktima.

Ndërkohë që gjithë vendi është në izolim të plotë nga pandemia e COVID-19 dhe shumë aktivitete dhe biznese janë nën masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, aktivitete kriminale nuk janë zbehur aspak.

Brenda pak orësh ditën e sotme dy qytete kryesore në vend, Durrësi dhe Lezha u tronditët nga dy ngjarje të rënda, të cilat ende nuk kanë një autorë.

Në qytetin e Lezhës në vendin e quajtur Lalm i Vjetër, u vranë me armë Kol Murrani dhe Preng Simoni rreth 60 vjeç.Dy trupat e pa jetë të dy viktímave fillimisht janë pikasur nga familjarët e njërit prej tyre, konkretisht djali i cili ka lajmëruar edhe polícinë.

Nga dinamika e ngjarjes dyshòhet se víktimat mund te jenë vrárë që paradite. Ndërkohë fshati Lalm i Vjetër njihet tradicionalisht si zonë e kultivimit të lèndëve nárkotike.

Kol Murrani

Kol Murrani ishte i njohur si rapsod në zonën e Mirditës, ndërkohë që posedonte edhe një lokal dhe një lavazh.Po ashtu pak minuta më parë një atentat me armë zjarri ndodhi në Durrës, ku dy vëllezër u ekzekutuan me breshëri plumbash brenda makinës.

Bëhet me dije se personat që kanë ndërruar jetë janë Besmir Haxhia 37-vjeç dhe Viktor Haxhia, 35 vjeç, me profesion avokat.

Viktor Haxhia

Autorët e vrasjes së dyfishte kanë qënë me një automjet tip Audi te zi pa targa, pas vrasjes dyshohet se kane ikur në drejtim të Gjirit të Lalzit. Mësohet se dy vëllezërit ishin pronarë të një servizi makinash, exchenge si dhe kishin një biznes të makinave me qira.

Ndërkohë që ende nuk ka asnjë informacion mbi shkaqet dhe autorët e vrasjeve të katër personave.

Po ashtu dy ngjarje të tjera të rënda janë shënuar në qarkun e Elbasanit. Një biznesmen që kishte në pronësi një agjenci të këmbimit valuator është vetëvarur në tualetin e shtëpisë së tij, ndërsa në Prrenjas një 28 vjeçar është gjetur i varur në pyll. Biznesmeni është identifikuar si Tan Sanço dhe dyshohet se kishte shumë borxhe.

Ndërkohë që numri i viktimave ditën e sotme ka arritur në 7 persona, ku edhe një i moshuar mëngjesin e sotëm ka rënë nga ballkoni i pallatit ku jetonte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.