E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Divjakë, ndalohet nga policia njëri prej vëllezërve, në kërkim tjetri dhe bashkëpunëtori i tij
Lajme

Divjakë, ndalohet nga policia njëri prej vëllezërve, në kërkim tjetri dhe bashkëpunëtori i tij

Një përplasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e djeshme mes dy vëllzerve në Divjakë. Shkak i përplasjes fizike por edhe me armë dyshohet të jetë një pronë. Dy vëllezërit Shpëtim Konja e Zarif Konja mbrëmjes e djeshme u konfliktuan fillimisht me grushte, por më pas degjeneroi me përdorimin e armës.

Shpëtim Konja pasi është dhunuar nga i vëllai Zarif Konja dhe një shok i tij Astrit Godanci, ka marrë karabinën dhe ka qëlluar katër herë në ajër dhe drejt automjetit të Godancit.

Nga të shtënat nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale tek fuoristrada e njërit prej agresorëve. Shpëtim Konja është ndaluar nga policia ndërsa mbeten ende në arrati Zarif Konja dhe shoku i tij Astrit Godanci. Policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po punon për kapjen e dy personave të sipërpërmendur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.