Një grua në Wuhan ka rrezikuar jetën e saj duke zbritur nga tetë kate pallati, nga dritarja.
Kjo pasi djali i saj e kishte mbyllur në dhomë, me frikën që të mos dilte jashtë dhe të infektohej nga koronavirusi.
62-vjeçarja, e cila mendohet se vuan nga skizofrenia, po mbante në tenxhere dhe disa petë, kur po kacavirrej me duar për të zbritur poshtë.
Siç shihet edhe në video, ajo arriti të zbriste e sigurt dhe pa lëndime.



