E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djali i ish-deputetit të PS u arrestua për drogë
Lajme

Djali i ish-deputetit të PS u arrestua për drogë

Pas denoncimit në rrjetet sociale se Gëzim Peza, djali i ish-deputetit socialist, Dashamir Peza, ishte arrestuar në Shëngjin me lëndë narkotike dhe ishte liruar menjëherë, reagoi zyrtarisht Policia e Lezhës.

Me anë të një komunikate, Policia sqaroi se 36-vjeçari është arrestuar më 2 qershor pas kontrolleve rutinë nga policia në një postbllok në Shëngjin në hyrje të vendit ku zhvillohej Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Elektronike (UNUM).

“Gjatë kontrollit fizik të tij, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasi të vogla lëndësh narkotike”, sqaroi Policia, ndërsa në rrjetet sociale u denoncua që Peza të kishte me vete disa lloje drogash si heroinë, kanabis dhe ekstazi.

MASA E SIGURISË

Ndërsa Policia e Lezhës nuk rezulton të ketë dhënë njoftim për arrestimin, mbrëmjen e shkuar theksoi se 36- vjeçari është dërguar në ambientet e Policisë derisa është marrë masa e sigurisë.

“Nga momenti i arrestimit, shtetasi G.P. ka qëndruar në dhomat e paraburgimit në DVP Lezhë, deri në momentin që është dërguar në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për seancën gjyqësore për vleftësim të arrestit dhe caktimit të masës së sigurisë.

Në seancën gjyqësore, Gjykata e ka vleftësuar të ligjshëm arrestin e kryer nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, të shtetasit G.P., duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore të caktimit të masës së sigurisë nga Gjykata, po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve është bërë ekzekutimi i Urdhrit të Prokurorit për zbatimin e Vendimit të Gjykatës, ku shtetasi G.P. është dërguar në banesën e tij i shoqëruar nga shërbimet e policisë.

Në përfundim, theksojmë se si për rastin e shtetasit të lartpërmendur, ashtu edhe për të gjitha rastet e tjera, nga Policia e Lezhës, janë kryer të gjitha veprimet hetimore procedurale konform procedurës standarde, në mënyrë të paanshme dhe ligjore”, sqaroi Policia. e.h.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.