E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djali i SOROS:Edi Ram ky piktor i madh…
Lajme

Djali i SOROS:Edi Ram ky piktor i madh…

Aleks Soros ‘mahnitet”’ nga Rama: Ky piktor, ky shkrimtar, ky basketbollist, ky artist…

Vizita e djalit të filantropit George Soros, Aleks Soros, u pasqyrua gjerësisht në shumë media sociale. Ai hëngri darkë me Veliajn dhe Maznikun.
Aleksi ka zhvilluar një takim dhe me Kryeministrin Edi Rama.
Lajmin e bën të ditur vetë Aleks, në një postim në faqen e tij zyrtare në Instagram.

Në sy bie dixhitura që shoqëron foton, ku Alex Soros, shkruan me superlativa për Ramën si një njeri me shumë dhunti, si piktor, shkrimtar, basketbollist e artist.
“Ishte shkëlqyeshëm të takoje Kryeministrin vizionar të Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë, në një nga zyrat më unike dhe të papara që një kryetar qeverie mund të të ofrojë. Duhet të presim akoma nga një artist bashkëkohor, shkrimtar dhe ish-lojtar profesionist i basketbollit”,shkruan Aleks në postimin e tij.
Takimi është zhvilluar në zyrën e Ramës. Janë të njohura lidhjet e Ramës me George Soros, të atin e Aleks, dhe siç duket marrëdhëniet janë shtrirë në disa gjenerata nga babai tashmë tek i biri.


Postimi i Alex Soros në Instagram:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.