E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djali  nga Kosova demaskon biznesmenët e Drimadhës me prova: Ja çfarë na bëjnë…
Uncategorized

Djali nga Kosova demaskon biznesmenët e Drimadhës me prova: Ja çfarë na bëjnë…

Një djalë nga Kosova ka demaskuar biznesmenët e Dhërmiut e këtë herë duke publikuar edhe prova që tregojnë se çfarë bëjnë në të vërtetë.

Teksa ka publikuar faturat, djali nga Kosova ka treguar edhe abuzimin e rëndomtë që bëhet me pushuesit e ardhur nga jashtë kufijve të Shqipërisë, më saktësisht me ata që vijnë nga Kosova.

E njohur si legjendë urbane, që kosovarët përballen me fatura më të kripura kur vijnë në Shqipëri, këto fatura tregojnë se në të vërtetë pushuesit paguajnë madje më shumë se dyfishin e çmimit.

Biletat e shezlloneve në Drimadhë nuk kanë të njëjtin çmim edhe pse janë në të njëjtin plazh. Shezloni për kosovarin është 2000 lekë, ndërsa për shqiptarët vetëm 700 lekë. Të tilla raste skandaloze përveç se dëmtojnë turizmin, janë edhe të paligjshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.