E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djali takon nënën e tij biologjike, pas 41 vitesh
Lajme

Djali takon nënën e tij biologjike, pas 41 vitesh

Emocione të forta përjetuam edhe këtë mbrëmje në puntatën e tetë të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Esmeraldi, 41-vjeçari nga Divjaka i ishte drejtuar programit për të treguar historinë e jetës së tij dhe për të gjetur nënën biologjike.

Historia e Esmeraldit kishte nisur para 41-vitesh në qyetetin e Lezhës. Mamaja e tij kur kishte qenë e re ishte dashuruar me një djalë të një besimi tjetër fetar. Për këtë arsye ata nuk kishin mundur që të martoheshin por në jetë kishte ardhur, Esmeraldi. E detyruar nga rrethanat dhe nga mentaliteti i njerëzve, zonja Lula e kishte dërguar atë në jetimore.

Esmelardi i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të kërkuar nënën e tij dhe t’u takuar me të pas 41 vitesh. Zonja Lula e kishte pranuar ftesën dhe kishte ardhur nga Selaniku për të parë se kush e kishte ftuar. Gjatë bisedës që u zhvillua në studio, ajo rrëfeu se kishte qenë e detyruar që ta dërgonte Esmeraldin në jetimore pasi kishte qenë nën presion nga mentaliteti i asaj kohe dhe se nuk mund ta rriste dot e vetme.

Zonja Lula tregoi që ishte penduar shumë për veprimin që kishte bërë dhe se e kishte kërkuar atë disa herë. “Fëmija është gjëja më e shtrenjtë në botë, pasi është gjaku yt. Të kërkoj falje për çdo gjë, nuk do të të kisha lënë kurrë!”,- ishin fjalët e zonjës Lule teksa takonte për herë të parë djalin e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.