E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djali vret nënën, detajet e tmerrshme
Bota

Djali vret nënën, detajet e tmerrshme

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit të së mërkurës ka pranuar informacion për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit, e lidhur me dhunën në familje.

Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se një person i ka marrë jetën nënën së tij brenda banesës familjare. Nga të dhënat paraprake të hetimit rezulton se i dyshuari, me inicialet F.B., dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, T.B., duke i shkaktuar vdekjen.

Prokuroria sqaron se rasti dyshohet të ketë ndodhur në rrethana familjare dhe se organet hetuese kanë nisur menjëherë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjithashtu, nga të dhënat zyrtare të Prokurorisë së Prizrenit rezulton se i dyshuari vuan nga çrregullime mendore dhe ka qenë i përfshirë edhe më herët në raste të dhunës në familje. Konkretisht, ai është proceduar për tri vepra penale të kësaj natyre, një rast gjatë vitit 2024 dhe dy raste gjatë vitit 2021.

Për këto raste, sipas prokurorisë, janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, janë ngritur aktakuza dhe kanë përfunduar me aktgjykime dënuese nga gjykatat kompetente.

Hetimet për rastin aktual janë në vijim, ndërsa autoritetet pritet të dalin me informacione shtesë pas përfundimit të veprimeve hetimore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.