E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prizren, arrestohet biondja 30-vjeçare, në kërkim i dashuri i saj
Lajme

Prizren, arrestohet biondja 30-vjeçare, në kërkim i dashuri i saj

Një operacion i zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka zbuluar një rrjet të mirëorganizuar trafikantësh droge që operonte nga Prizreni, duke përfshirë edhe qytete të tjera si Ferizaj e Prishtina. Gjithçka nisi më 11 gusht 2025, kur në Prizren u sekuestruan mbi 4.4 kilogramë kokainë dhe u arrestua Hevzi Krabaj, rreth 31 vjeç. Arrestimi i tij rezultoi në zgjerimin e hetimeve dhe zbulimin e të dyshuarve të tjerë të përfshirë në këtë skemë kriminale.

Në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit 2025, në Pikën Kufitare të Hanit të Elezit, është ndaluar për kontroll një makinë VW Arteon me targa belge, brenda së cilës ndodheshin Isak Husmani (rreth 57 vjeç) dhe Elmedina Rexhepi (rreth 30 vjeçe). Të dy u arrestuan menjëherë dhe u dërguan në zyrat e DHTN-së në Prizren për t’u marrë në pyetje në prani të avokatëve. Dyshimet janë se këta persona kanë pasur rol kyç në transportin dhe shpërndarjen e kokainës.

Në të njëjtën kohë, DHTN në Ferizaj ka ndërmarrë një kontroll në banesën e Fidan Husmanit (rreth 28 vjeç) në rrugën “Astrit Bytyqi”, por ai nuk është gjetur. Ai është në arrati, ndërsa kontroll është kryer edhe në banesën e Elmedina Rexhepit në Prishtinë, por pa rezultate konkrete. Si prova materiale janë sekuestruar dy makinë luksoze një VW Arteon me targa belge dhe një VW Golf VIII. Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe autoritetet janë në kërkim të Husmanit, i cili dyshohet të jetë një hallkë kyçe e këtij rrjeti të trafikut të drogës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.