E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djegia e mandateve, Baton Haxhiu bën deklaratën e fortë:Ka nisur funerali I PD, ja cfarë po bën Berisha
Lajme

Djegia e mandateve, Baton Haxhiu bën deklaratën e fortë:Ka nisur funerali I PD, ja cfarë po bën Berisha

Analisti Baton haxhiu është shprehur sot në Open në Top Channel se  djegia e mandateve ndodh shumë rrallë, por pasoja juridike dhe politike nuk ka vend.

“Opozita ka dashur të ndërtojë simbolikën e diktaturës me këtë veprim. Tragjedia e kësaj historie është lideri i PD, Sali Berisha dhe farsa e kësaj historie është Lul Basha. Vendimi i sotëm është moment i rëndë për demokracinë në Shqipëri. Unë shoh disa elementë që e bëjnë opozitën delikate, të pafuqishme dhe që nuk e ka merituar votën e atyre që ia kanë dhënë. Sot ka nisur funerali i lehtë i PD-së dhe liderit të saj, Sali Berisha. Njeriu që e krijoi PD-në nuk e duron mbajtjen e saj, por bashkë me zbehjen e tij dëshiron që funeralin t’ia bashkangjisë edhe partisë”, theksoi Haxhiu.

“Ky nuk është gjest i PD-së dhe Lul Bashës, por vetëm i Sali Berishës”, theksoi Baton Haxhiu.

“Do kemi hapësirë për një parti politike e cila mund të  ndërtohet pas një muaj ose dy muaj.Mund të jetë vetëvendosja.Dorëheqja, I lë hapësirë vetëvendosjes për të qene pjesë e jetës politke në Shqipëri.Dhe nuk janë të paktë njerëzit që janë të gatshëm për të formuar një parti politike shumë shpejt.Partitë si LSI dhe PD, njëra do zbehet, tjetra do zhduket.Sepse shqiptarët do kërkojnë dicka të re”, eshte prehur analisti Baton Haxhiu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.