‘Do e vras, na ka çarë by***ën’, dëshmia tronditëse nga vrasja e picierit në Tiranë
Janë zbardhur detaje të reja nga dosja hetimore për ngjarjen e rëndë që tronditi Tiranën, ku picieri 25-vjeçar Indrit Islamllari u vra me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu, brenda ambienteve të lokalit “City Lounge”, pranë kompleksit “Kika 2”.
Sipas hetimeve, Islamllari është goditur disa herë me thikë në gjoks, bark dhe krahë, duke humbur jetën menjëherë. Si mjet prerës është përdorur një thikë guzhine me mbishkrimin “Tramantina” – “Made in Brazil”.
Autori, Filip Shehu, është arrestuar nga policia dhe ndodhet në “arrest me burg”. Ai ka pranuar përgjegjësinë për krimin dhe ka shfaqur pendesë gjatë marrjes në pyetje.
Dëshmia e kolegut që pa gjithçka: “U përpoqa ta ndaloja”
Në dosje ndodhet dëshmia e një prej punonjësve të lokalit, Artur Fejzulla, i cili ka treguar me detaje momentet e ngjarjes dhe përpjekjet e tij për të ndalur autorin.
“Rreth orës 15:30 ishim unë, Indriti dhe Filipi. Nga kuzhina erdhi kolegia jonë Zamira dhe kërkoi pak proshutë krudo. Indriti i tha: ‘Merre aty dhe prije vet, se aty e ke’. Unë po pija cigare dhe isha me kurriz. Sapo u ktheva, pashë Filipin që e goditi me thikë Indritin,” – ka deklaruar Fejzulla.
Dëshmitari ka rrëfyer se ndërhyri menjëherë për ta ndaluar Filipin, por ky i fundit i bërtiste:
“Do ta vras, se na ka çarë by**ën!”
“E kapa për dore që t’i merrja thikën, por ai vazhdonte të përpiqej të godiste përsëri. Kur u ktheva, pashë Indritin të shtrirë në tokë me plagë në kraharor. U mundova t’i ndaloja gjakun derisa erdhi ambulanca,” shtoi dëshmitari.
Konflikti i mëparshëm
Sipas Fejzullës, mes viktimës dhe autorit kishte pasur një përplasje pune pak ditë para ngjarjes.
“Kisha dëgjuar nga kolegët se të shtunën kishin debatuar, sepse Filipi kundërshtonte shpesh porositë që i jepte Indriti,” tha ai.
Policia po heton për motivet e sakta të krimit, ndërsa të gjithë punonjësit e lokalit janë marrë në pyetje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



