Do flini më shumë apo më pak? Të dielën ndryshojnë akrepat e orës
Ndryshimi i orës për kalimin në orën verore është pranë, pasi këtë të diel, më 29 mars, në orën 03:00, akrepat do të zhvendosen një orë përpara, duke shënuar 04:00. Ky ndryshim sjell një natë me më pak gjumë, por në këmbim ofron më shumë dritë natyrale gjatë ditës në javët dhe muajt në vijim.
Ky sistem zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimi Europian, në kuadër të një rregulli të unifikuar për alternimin mes orës verore dhe asaj dimërore. Ora verore do të vijojë deri në fund të tetorit, kur akrepat do të kthehen sërish një orë pas për rikthimin në orën standarde.
Qëllimi i këtij ndryshimi është optimizimi i përdorimit të dritës natyrale dhe reduktimi i konsumit të energjisë gjatë sezonit të ngrohtë. Shumica e pajisjeve elektronike, si telefonat dhe kompjuterët, e kryejnë këtë ndryshim automatikisht. Ndërkohë, përdoruesit e orëve analoge duhet të kujdesen për ta rregulluar manualisht.
Ekspertët sugjerojnë që gjatë ditëve të para pas ndryshimit të orës, të tregohet vëmendje ndaj rutinës së gjumit, për të shmangur lodhjen dhe për të ndihmuar organizmin të përshtatet më lehtë me ritmin e ri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



