E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Do ia dërgoj videot intime nënës tënde”/ Dënohet me burg shqiptari në Greqi, kërcënonte ish-të dashurën
Publik News

“Do ia dërgoj videot intime nënës tënde”/ Dënohet me burg shqiptari në Greqi, kërcënonte ish-të dashurën

Greqi- Një shqiptar është dënuar me burg në Greqi, 25 vjeçari akuzohet se ka kërcënuar ish- të dashurën e tij pas ndarjes se do t’i publikojë video intime. Vajza greke pas kërcënimeve të vazhdueshme ka kallëzuar në polici ish të dashurin e saj, i cili më pas është arrestuar.

Akti i turpshëm i 25 vjeçarit shqiptar ishte si bazë hakmarrjen ndaj të resë. Historia nisi kur çifti regjistroi takimet e tyre seksuale, me miratimin e vajzës, megjithatë pa u shfaqur asnjë tipar.

Më pas gjërat morën një kthesë të rrezikshme. Kur 22-vjeçarja vendosi t’i jepte fund lidhjes me 25-vjeçarin shqiptar, ky i fundit në shenjë hakmarrje videot ia dërgojë ish-të dashurës dhe nënës së saj.
Autori nuk u ndal me kaq . Shantazhi vazhdoi derisa ai kërcënoi se do ta ekspozonte të renë në punën e saj duke i dërguar video pornografike nëse ajo nuk jepte dorëheqjen.

Për fatin e saj, 22-vjeçarja vendosi të marrë masa, të flasë hapur teksa kontaktoi Prokurorinë e Krimeve Kibernetike . Përfundimisht, autori, i cili kishte dyshimin absurd se ish-i i tij po e tradhtonte me kolegët e saj në punë, u arrestua, u shpall fajtor dhe u dënua me dy vjet e tre muaj burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.