E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Do paguajnë biletë edhe fëmijët, flet drejtori i Shoqatës së Transportit: Deri tani i kemi toleruar!
Publik News

Do paguajnë biletë edhe fëmijët, flet drejtori i Shoqatës së Transportit: Deri tani i kemi toleruar!

Tani edhe fëmijët do të paguajnë biletën e udhëtimit në autobus me të njëjtin çmim sa një i rritur.

Këtë kanë vendosur së fundmi drejtues të shoqatës së transportit urban qytetas, të cilët thonë se deri më tani ka qenë një tolerancë e bërë prej tyre që fëmijët 6 vjeç e sipër nuk kanë paguar biletën e udhëtimit.

Kujtim Harshova sqaron:

Shoqata e Transportit Urban nuk ka ndonjë ligj që përcakton që fëmijët mbi 6 vjeç të udhëtojnë falas. Thjeshtë kur ky shërbim u privatizua, ne e toleruam tek fëmijët”.

Ai thotë se operatorët kanë kosto të mëdha, raporton “TCH”. Për shkak të trafikut autobusët ecin me shpejtësi të ngadaltë, çka bën që të harxhojnë më shumë karburant. Ndaj morën këtë vendim.

Ata kërkojnë që qeveria t’i rimbursojë nëse do që fëmijët mbi 6 vjeç të udhëtojnë falas edhe pse janë skeptikë në këtë pikë pasi thonë se nuk janë rimbursuar as për invalidët, e as për studentët që udhëtojnë falas.

Përllogaritet që janë 160 mijë invalidë dhe 20 mijë studentë të cilët të pajisur me kartën përkatëse nuk paguajnë biletë udhëtimi sipas tyre. Bileta për fëmijët duket se vjen si një presion për qeverinë, e cila duhet t’i subvencionojë për të gjithë udhëtarët që nuk paguajnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.