E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Do ta vriste  djali me sëpatë, babai: Nuk i duhet burgu, por psikologu
Lajme

Do ta vriste djali me sëpatë, babai: Nuk i duhet burgu, por psikologu

Gjatë ditës së sotme në Durrës, një 35-vjeçar kërcënoi babanë e tij se do ta vriste me sëpatë. Ngjarja u parandalua nga forcat RENEA. Në fshatin Rubjek, pranë Shijakut, një 35-vjeçar i quajtur Eduart Hoxha pasi ushtroi dhunë ndaj të atit e kërcënonte se do ta vriste me sëpatë.

Ndërkohë pas ngjarjes, i dhunuar, babai i 35-vjeçarit i ka kërkuar policisë të lirojnë djalin e tij pasi thotë se vuan nga depresioni. Ai tregon se djali jeton në Itali dhe humbja e të ëmës disa vite më parë e kishte rënduar psikologjikisht.

“Lajmërova policinë. Ai hyri brenda. Fillimisht ishte me thikë buke e unë me sëpatë, të cilën e mora për ta nxjerrë përjashta. Por ma mori nga dora sëpatën se është më i fortë. U them ta nxjerrin jashtë sepse ai nuk ka nevojë të izolohet, por të kurohet tek një psikolog”, tha Bajrama Hoxha, babai i 35-vjeçarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.