E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Do të dua gjithë jetën, je special” Dedikimi për bashkëshortin që e vrau me 15 goditje thike

"Do të dua gjithë jetën, je special" Dedikimi për bashkëshortin që e vrau me 15 goditje thike

Krimi në familje tronditi sërish opinionin shqiptar, dhe këtë radhë vrasja u shënua në Itali ku viktimë mbeti një 52-vjeçare nga Durrësi.

Bashkëshorti i saj 62-vjeçar Muhamet Vrapi vrau gruan, Dianën, nënë e tre fëmijëve, duke e goditur 15 herë me thikë në trup. Familja jetonte prej vitesh në Itali. Ndërsa krimi është pranuar nga bashkëshorti vrasës, autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj vrasje makabre. Problemet në çiftin shqiptar kishin lindur së fundi ku gruaja ishte detyruar të largohej për disa ditë nga shtëpia duke shkuar në banesën e një prej djemve të saj, edhe ai në Itali.

Edhe pse djali i kishte thënë të mos shkonte e vetme në shtëpi tek bashkëshorti i saj dhe babai i dy djemve dhe një vajze, Diana shkoi për të mos dalë më e gjallë. 52-vjeçarja shkoi sërish në banesë pas insistimeve të burrit 62-vjeçar për të zgjidhur situatën problematike mes tyre, që fatkeqësisht përfundoi në mënyrë tragjike. Megjithë problemet që kanë shoqëruar çiftin shqiptar, nëse i hedh një sy profilit në Facebook të së ndjerës, aty shihen foto familjare që shfaqin mjaft lumturi mes tyre. Madje në një dedikim të ndjerë në nëntorin e vitit 2016, ajo e konsideron Muhametin, një baba dhe bashkëshort special. Më poshtë, urimi që Diana i kishte bërë për ditëlindje (në gjuhën italiane).

“Sot është një ditë speciale për dashurinë time. I dashur ti je një baba dhe bashkëshort special, të dua dhe do të dua gjithë jetën të uroj edhe mijëra ditë të tjera të lumtura” shkruante Diana.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.