E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Do të mundësojë unifikimin e faktorit politik të Kosovës”/ Basha: Urime Vjosa Osmani! PD sot dhe nesër në qeveri do jetë në krahun tuaj
Publik News

“Do të mundësojë unifikimin e faktorit politik të Kosovës”/ Basha: Urime Vjosa Osmani! PD sot dhe nesër në qeveri do jetë në krahun tuaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në postin e Presidentes së Kosovës.

basha-osmani

Në mesazhin e tij, Basha shprehet i bindur se Osmani do të mundësojë unifikimin e faktorit politik të Kosovës.  Basha shkruan se PD në opozitë dhe nesër në qeveri do të jenë në krah të Kosovës.

 

“Urimet më të përzemërta Vjosa Osmanit për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.  Jam i bindur se presidentja Osmani do të mundësojë unifikimin e faktorit politik të Kosovës për të adresuar drejt sfidat që vendi ka përpara, garantimin e sovranitetit dhe integritetit territorial, antarësimin e Kosovëes në institucionet ndërkombëtare, arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë dhe progresin drejt integrimit euroatlantik.

Si përherë, sot dhe nesër në qeverisje të vendit, PD dhe unë qëndrojmë në krah të Kosovës, në mbështetje të qytetarëve dhe institucioneve të saj, për ti përballuar së bashku të gjitha sfidat e për të forcuar bashkëpunimin mes nesh në dobi të zhvillimit dhe mirëqënies së qytetarëve tanë. Punë të mbarë Presidente Osmani”, shkruan Basha në postimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.