E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Do të përdhunoj”, Egla Ceno denoncon mesazhin kërcënues
Lajme

“Do të përdhunoj”, Egla Ceno denoncon mesazhin kërcënues

Një ditë pasi foli në protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, aktorja Egla Ceno thotë se ka marrë një mesazh kërcënues dhe se për rastin ka bërë denoncim në polici.

Aktorja Egla Ceno ka deklaruar se është kërcënuar përmes një mesazhi, një ditë pasi mori pjesë dhe foli në protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ceno ka bërë publik mesazhin që thotë se ka marrë, ndërsa ka deklaruar se nuk ka frikë nga kërcënimet. Sipas saj, për rastin ka bërë edhe denoncim në polici.

Mesazhi përmban kërcënime të rënda ndaj aktores, përfshirë kërcënime për dhunë seksuale dhe pretendime se autori është i trajnuar nga shërbimet sekrete shqiptare.

Në pjesën e publikuar nga Ceno, personi që identifikohet me inicialet A.S. shkruan se është “komandant special i Forcave Alfa”.

Në mesazh thuhet ndër të tjera:

“Egla Ceno po të drejtohem personalisht. Keni tre muaj që turbulloni Shqipërinë… nuk bëj pjesë në shtet, por për 24 orë marr në dorë forcat e rendit… të betohem se do të përdhunoj në mes të Tiranës, do të shkër**ej 3 orë edhe në paç mbas vetes 1000 burra…”

Më tej, autori vijon me kërcënime të tjera, duke pretenduar se ndaj tij nuk do të mund të ndërhynte asnjë institucion shtetëror.

“Jam i stërvitur nga shërbimi sekret shqiptar për raste ekstreme dhe mbijetesë. Për 24 orë bëj që të mallkoni pse ju ka lindur nëna”, thuhet në mesazh.

Në fund të tij, autori i identifikuar si A.S. e quan veten “komandant special, Forcat Alfa”.

Ceno ka zgjedhur ta bëjë publik mesazhin pas protestës, ndërsa ka deklaruar se nuk tërhiqet për shkak të kërcënimeve.

Përmbajtja e mesazhit dhe identiteti i personit që pretendohet se e ka dërguar atë mbeten për t’u verifikuar nga autoritetet. Denoncimi i bërë nga aktorja pritet të jetë objekt i hetimit policor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.