Kur k*rvëria normalizohet, populli numëron krevatet dhe harron milionat
Egla Ceno reagon sërish për skandalin e Vlora Hysenit
Aktorja Egla Ceno ka reaguar në rrjetet sociale për zhvillimet e fundit që kanë tronditur skenën politike dhe institucionale në vend, pas arrestimit të ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.
Përmes një mesazhi të shkurtër, Ceno ka zgjedhur ironinë dhe një gjuhë të drejtpërdrejtë për të komentuar mënyrën se si po trajtohen në opinionin publik çështjet që lidhen me korrupsionin, pushtetin dhe debatet që kanë shoqëruar rastin.
“Kur kurvëria normalizohet në emër të korrupsionit, populli numëron krevatet dhe harron milionat”, shkruan aktorja në reagimin e saj.
Mesazhi i Egla Cenos vjen në një moment kur çështja e Vlora Hysenit ka marrë vëmendje të gjerë publike dhe mediatike, ndërsa diskutimi është shtrirë përtej aspektit institucional të hetimeve dhe arrestimit të ish-zyrtares së lartë.
Reagimi i aktores është publikuar në rrjetet sociale, duke iu bashkuar komenteve të shumta publike mbi zhvillimet e fundit dhe mënyrën se si ato po pasqyrohen në shoqërinë shqiptare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




