E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Egla Ceno: Disa ‘elementë’ shit-blihen si prostituta rruge!
Lajme

Egla Ceno: Disa ‘elementë’ shit-blihen si prostituta rruge!

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës vijon prej 113 ditësh, ndërsa aktorja Egla Ceno ka bërë një tjetër thirrje publike për qytetarët, duke i ftuar të marrin pjesë në tubime dhe të shprehin qëndrimin e tyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ceno ka publikuar një fotografi nga protesta e zhvilluar një ditë më parë, duke iu drejtuar shqiptarëve me një mesazh të fortë për pjesëmarrjen në protestë.

Aktorja shprehet se nuk ka nevojë t’u tregojë qytetarëve se çfarë duhet të bëjnë apo t’u kërkojë të dalin nga kafenetë, pasi, sipas saj, secili duhet të vendosë vetë se ku duhet të jetë.

“Day 112. Nuk i them njeriu ‘çohu nga kafja’. Nuk i them askujt ‘nesër më shumë’. Kush është shqiptar e di vetë ku duhet të jetë.

Mos u përçani nga disa ‘elementë’ që shit-blihen si prostituta rruge. Dëgjoni instiktin tuaj, nevojat tuaja.

Shikoni cilësinë e ditës tuaj dhe vendosni. Dinjitet, asgjë më shumë, asgjë më pak”, shkruan Ceno në postimin e saj.

Mesazhi i aktores vjen në një moment kur protesta ka hyrë në ditën e 113-të dhe kur tubimet e zhvilluara në Tiranë kanë vijuar me pjesëmarrje të qytetarëve që kundërshtojnë qeverinë.

Egla Ceno është shprehur publikisht edhe kundër ndryshimeve të propozuara në hartën territoriale të vendit, veçanërisht për shkrirjen e disa bashkive.

Pak ditë më parë, aktorja pati një përballje verbale me kryeministrin Edi Rama gjatë një takimi ku ishin të pranishëm edhe banorë të Poliçanit. Banorët kanë kundërshtuar ndryshimin e statusit të bashkisë së tyre dhe përfshirjen e Poliçanit në Bashkinë Berat.

Qëndrimi i Cenos ndaj reformës territoriale dhe pjesëmarrja e saj në protestat kundër qeverisë e kanë vendosur aktoren në një pozicion të hapur publik për çështjet që lidhen me organizimin territorial dhe zhvillimet politike në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.