Ramës ‘i ngel sharra në gozhdë’ në Poliçan, Egla Ceno nxirret nga salla
Tensione dhe përplasje të forta janë shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me përfaqësues dhe banorë të Urës Vajgurore dhe Poliçanit.
Situata është përshkallëzuar gjatë takimit, ku raportohet se kryeministri Rama ka urdhëruar nxjerrjen nga salla të një gruaje, e cila raportohet të jetë aktorja Egla Ceno.
Largimi i saj ka shkaktuar reagime te të pranishmit. Në shenjë revolte, rreth 40 persona janë larguar nga salla.
Në debat është përfshirë edhe kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj.
Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave, ndërsa mbeten për t’u sqaruar rrethanat dhe arsyet që çuan në përplasjen brenda sallës dhe largimin e pjesëmarrësve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



