E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Do udhëtoni jashtë vendit për festa? Masat dhe kriteret që duhet të plotësojnë shqiptarët
Lajme

Do udhëtoni jashtë vendit për festa? Masat dhe kriteret që duhet të plotësojnë shqiptarët

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar sot kriteret e reja në lidhje me udhëtimet jashtë vendit.

Edhe pse një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve janë vaksinuar, disa shtete aplikojnë masa të veçanta dhe të shtuara të cilat kërkojnë testime në nisje por edhe gjatë qendrimit jashtë.

Ndërkohë vende si Italia lejojnë vetëm udhëtimet e detyrueshme për shkaqe madhore dhe jo ato turistike.

Njoftimi i plotë nga Ministria:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes të udhëtarëve jashtë vendit për shkak të Covid-19, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë. Komisioni Evropian ka aprovuar certifikatën digjitale të vaksinimit të Covid-19 për Shqipërinë: https://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/en/mex_21_4741#4

Kjo certifikatë është ekuivalente me certifikatën digjitale të Bashkimit Evropian, e lidhur me sistemin e BE dhe e njohur me të njëjtat kushte dhe vlefshmëri. Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka dakordësuar njohjen e certifikatave digjitale të BE, për udhëtimet nga çdo vend i BE drejt Shqipërisë. Pas vaksinimit të plotë, shtetasit shqiptarë mund të lëvizin lirisht në vendet e BE. Këshilli i Bashkimit Evropian ka rekomanduar kritere dhe rregulla të caktuara për vendet e treta, referuar lëvizjes në vendet e BE. Për informacion të përditësuar mbi rekomandimet e Këshillit, klikoni në linkun bashkangjitur: https://bit.ly/3jZcgAZ

Kujdes! Disa prej vendeve të BE mund të aplikojnë protokolle më specifike, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara sipas çdo shteti. Gjithkush ka përgjegjësinë individuale dhe kolektive për t’i respektuar këto rregulla. Për më shumë informacion për lëvizjen në vendet e BE-së: https://reopen.europa.eu/en/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.