E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Doktori’ i Cosa Nostras prangoset nga policia, do të trafikonte drogë përmes një shqiptari
Lajme

‘Doktori’ i Cosa Nostras prangoset nga policia, do të trafikonte drogë përmes një shqiptari

Një anëtar i kanit mafioz Cosa Nostra është arrestuar nga autoritetet italiane.

Bëhet me dije se ai është identifikuar si Giuseppe Guttadauro, i njohur ndryshe si ‘doktori’.

Sipas mediave italiane, ‘doktori’ është prangosur në Palermo së bashku me djalin e tij, Mario Carlo Gattadauro ndërsa akuzohen si të përfshirë në trafikun e drogës.

‘Doktori’ akuzohet se kishte rolin e ndërmjetësit për tregtinë e lëndëve narkotike, kryesisht në vendet e Amerikës së Jugut.

Sipas raportimeve, nëse ‘doktori’ s’do kishte përfunduar në prangat e policisë do të tregtonte një sasi të madhe droge që kishte planifikuar ta bënte përmes një shqiptari.

Identieti i këtij të fundit ende nuk bëhet me dije.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.