E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Doktori i Totenhemit hedh dritë mbi Eriksenin: Nuk e di a do të luajë në të ardhmen
Publik News

Doktori i Totenhemit hedh dritë mbi Eriksenin: Nuk e di a do të luajë në të ardhmen

Kristian  Eriksen ndoshta pësoi një arrest kar diak, por pati një reagim të jashtëzakonshëm. Ky është mendimi i ish-mjekut të tij në kohët e Totenhemit. Ai tha se ylli 29-vjeçar i Danimarkës duket se ishte shëruar “shumë shpejt” duke pasur parasysh faktin që zemra e tij ishte ndalur për thuajse pesë minuta. Profesori Sanxhai Sharma, prej vitesh bashkëpunon me “Spurs”-at, ndërkohë që paralelisht është lektor në Universitetin “StGeorge” të Londrës. Ai e ka vendosur në provë zemrën e Eriksenit nga 2013 e deri në janar të vitit të kaluar kur mes fushori u transferua tek Interi. Mjeku në fjalë, e vuri danezin në provë përmes një serie vjetore testesh midis 2013 dhe 2020 duke mos identifikuar kurrë anomali kardiake. Në intervistën për “DailyMail” ai ka shpjeguar përvojën e tij me mesfushorin që rrezikoi jetën të shtunën pasdite.

Doktor, e patë atë që ndodhi me Kristian Eriksenin?

E pashë. Ishte e tmerrshme, por stafi mjekësor meriton elozhe për ndërhyrjen e shpejtë që bënë duke i shpëtuar jetën djaloshit. Të gjithë kanë bërë një punë fantastike dhe përveç ndihmës, më pëlqeu se si shokët e mbrojtën. Shpresoj që të shërohet së më shpejt.

Çfarë ndiet në ato çaste?

Unë jam mjek dhe profesioni im është i tillë. Teksa shikoja imazhet e fushës mendova nëse ne te Totenehmi kishim gabuar diçka apo nëse na kishte shpëtuar ndonjë detaj pa u vënë re në testet që i kishim bërë Kristianit. Oh Zot, thashë me vete, por pasi kontrollova të gjitha kartelat vura re se shëndeti i tij ka qenë i përsosur gjatë përvojës në Londër.

Përse ndodhin të tillë gjëra? Stres apo patologji?

Që nga dita që ka firmosur me klubin, ka qenë puna ime që ta monitoroj. E kemi testuar çdo vit dhe asnjëherë nuk kemi hasur anomali të aspektit kardiak. Këtë e them hapur sepse testet dhe analizat ia kam kryer me duart e mia.

A do të jetë në gjendje Kristiani të rikthehet në fushë?

Këtë nuk e them dot unë, e jo në këto momentet. Praktikisht, ai të shtunën vdiq për pesë minuta. A do ta lejojnë mjekët të vdesë sërish, kjo është çështja. Kur ndaloi zemra e tij ndaloi një botë e tërë. Nuk është vetëm aspekti fizik, tashmë ndikim të madh ka edhe ana psikologjike.

Po thoni që karriera e tij ka përfunduar?

Lajmi i mirë është që Kristiani është gjallë dhe mes nesh. Lajmi i keq është që ishte 30 vjeç e sigurisht nuk është më në fillimin e karrierës. A do të ketë forcë për të luajtur përsëri mes profesionistëve? As këtë nuk mund ta them.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.