E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DOKUMENTI/ Stela Gugallja i dhuroi gruas së Blushit një Range Rover
Lajme

DOKUMENTI/ Stela Gugallja i dhuroi gruas së Blushit një Range Rover

Në aferën 430 milionë euro të inceneratorëve janë të përfshirë edhe gazetari Ben Blushi dhe e shoqja, Eva.

Por selia blu denoncoi sot një tjetër dokument.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi tregoi se si Eva Blushi ka marrë një makinë luksoze Range Rover nga Stela Gugallja, e shpallur në kërkim për mega-skandalin e inceneratorëve.

“Në këtë shumë stratosferike ka pasur thela, jo të vogla, po të gjykosh nga heshtja për drejtorë të mëdhenj, me libra apo pa shkollë, të cilët janë kavërdisur në tiganin plot të vjedhjes qeveritare. Jo vetëm drejtorët, por edhe gratë e tyre, të cilat kanë udhëtuar si zonja në makina luksoze të ofruara pa teklif nga grabitqarët e parave publike. Dokumenti që po shfaqim sot dëshmon se si Stela Gugallja, pronare e Albtek energy i ka dhuruar një Range Rover të bardhë, gruas se ish-kryetarit të Libra, ish-deputetit socialist, dhe ish-drejtorit të Top Media, Ben Blushi. Ky ka qenë kali i bardhë në pajën që Blushët kanë marrë nga banda e inceneratorëve,” tha Malltezi, duke shtuar se PD do denoncojë të tjerë dokumente dhe skandale të Blushit në këtë vazhdë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.