E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dolën kundër inceleratorit të plehrave, policia arreston protestuesit
Lajme

Dolën kundër inceleratorit të plehrave, policia arreston protestuesit

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, pasi protestuan kundër ndërtimit të inceleratorit të plehrave. Personat e arrestuar akuzohen se kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme, si dhe kanë kundërshtuar efektivët dhe penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Protesta e djeshme në Verri të Fierit u shoqërua me incidente. Policia tenton me çdo kusht të ndërpresë protesten e banorëve të cilën nuk pranojnë që implianti i djegies së plehrave të vendoset në tokat e tyre.

Emrat e të arrestuarve

1.Aleksandër Bita, 52 vjeç.
2.Eridjon Janji, 32 vjeç.
3.Bledjon Bita, 43 vjeç.
4.Zylyftar Delibashi, 67 vjeç.

Policia në një njoftim për mediat thotë se : Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në datën 22.01.2017, në orën 14:00, në kufirin ndarës midis fshatrave Verri dhe Kallm i Madh, kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.