E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dom Gjergj Meta dënon arrestimin e Xhulia Aliajt
Publik News

Dom Gjergj Meta dënon arrestimin e Xhulia Aliajt

Xhulia Aliaj është vajza që u arrestua mëngjesin e sotëm nga forcat e policisë ndërsa arsyeja e prangosjes së saj ishte përhapja e panikut në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe dom Gjergj Meta i cili shprehet se e reja duhet të lirohet menjëherë duke e konsideruar si një veprim të nxituar gjestin e saj.

Kleriku tregon se ka qenë famullitar i saj në Durrës dhe shpreh gjithë konsideratën time për të e ia njoh cilësitë njerëzore dhe civile Xhulias e cila është një qytetare e mirë dhe e don vendin e saj

“Arrestimi i Xhulia Aliaj nga ana e policisë për një status në fb është një veprim i nxituar dhe i shproporcionuar.

Në një vend demokratik një gjë e tillë do të ishte absurde.

U kërkoj autoriteteve dhe uroj që policia ta lërë të lirë menjëherë.

Kam qenë famullitar i saj në Durrës dhe shpreh gjithë konsideratën time për të e ia njoh cilësitë njerëzore dhe civile Xhulias e cila është një qytetare e mirë dhe e don vendin e saj”, shkruan dom Gjergj Meta

Kujtojmë se Xhulia kishte postuar në “Facebook” një status ku kërkonte nga shteti që të vlerësojë gjedjen e depozitave me naftë dhe gaz.

“I lutemi shtetit dhe autoriteteve të portit të naftës në Porto-Romano të vlerësojnë gjendjen e depozitave me naftë dhe gaz. Kemi shumë frikë! Presim përgjigje!”, ka shkruar Aliaj.

Por kjo thirrje e Xhulias erdhi pas një shkrimi që kishte bërë organi i Selisë së Shenjtë, Vatikan, avvenire.it. Në këtë shkrim ngrihet alarmi për çarjen e depozitave të gazit në Porto Romano.

Pra, Xhulia Aliaj i është referuar këtij shkrimi për postimin e saj, i cili u bë sebep që e reja të arrestohet. Prangosja e saj erdhi pas kërcënimit të kryeministrit Edi Rama për gazetarët dhe qytetarët se do ta pësojnë nëse përhapin lajme të rreme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.