Donald Lu për vizitë në zyrë Berishës, ja për çfarë diskutuan
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka zhvilluar sot një takim me ish kryeministrin Sali Berisha.
Burimet nga zyra e shtypit të ish kryeministrit, bëjnë me dije se takimi mes Berishës dhe ambasadorit amerikan u zhvillua në zyrën e ish kryeministrit.
Ende nuk ka shumë të dhëna për temën e diskutimeve, por bëhet e ditur se janë prekur një spektër i gjerë çështjesh me interes të dyanshëm dhe se diskutimet ishin të hapura.
Ky takim i Donald Lu me ish kryeministrin Sali Berisha vjen fill pas letrës që ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i dërgoi Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të marrë në pyetje liderin e opozitës Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Berisha si persona që kanë dijeni për drogën e kapur në Maminas.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



