E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Donald Trump fiton edhe në Arizona, e mbyll garën me 312 vota elektorale, Kamala Harris vetëm 226
Lajme

Donald Trump fiton edhe në Arizona, e mbyll garën me 312 vota elektorale, Kamala Harris vetëm 226

Donald Trump fitoi shtetin e Arizonës në zgjedhjet presidenciale të kësaj jave në SHBA, duke përfunduar spastrimin e republikanëve në të shtatë shtetet suing, ose të lëkundura.

Pas 4 ditësh numërimi në shtetin me një popullsi të madhe hispanike, Trump mori 11 votat e mbetura elektorale duke mposhtur zv.presidenten Kamala Harris.

Me Arizonën, Trump ka siguruar 312 vota elektorale në total, kundrejt 226 votave elektorale të Harris. Gjashtë shtetet e tjera të fituara nga Trump në garën presidenciale janë Pensilvania, Wisconsin, Michigan, Karolina e Veriut, Nevada dhe Xhorxhia.

Shkalla dhe forca e rikthimit të Trump, i cili gjithashtu mori edhe votën popullore me një diferencë prej rreth 4 milionë votash, ka shkaktuar tronditje në Partinë e mundur Demokratike.

Republikanët tashmë kanë rifituar kontrollin e Senatit dhe duket se do të ruajnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve falë mbështetjes nga votuesit e bardhë të klasës punëtore dhe një pjesë të madhe të hispanikëve.

Trump, i cili kurrë nuk e pranoi humbjen e tij në vitin 2020,  vulosi një rikthim të jashtëzakonshëm në presidencë në votimin e 5 nëntorit.

Takimi midis presidentëve në ikje dhe atij të ardhshëm konsiderohet i zakonshëm, por Trump nuk e ftoi Biden për një të tillë, pas pretendimeve për mashtrime zgjedhore që kulmuan në trazirat e Kapitolit të 6 janarit 2021.

Sondazhet treguan se shqetësimet kryesore të votuesve mbetën ekonomia dhe inflacioni që u rrit nën Biden në vazhdën e pandemisë COVID.

Presidenti 81-vjeçar, i cili u largua nga gara për Shtëpinë e Bardhë në korrik për ndërkohë ish-kryetarja e Dhomës së përfaqësuesve Nancy Pelosi e ka drejtuar gishtin nga Biden si përgjegjës për humbjen, duke thënë se duhej të kishte dalë shumë më herët nga gara për t’u hapur rrugën kandidatëve të rinj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.