E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Donald Trump fiton zgjedhjet, mban fjalimin e parë para amerikanëve: Kemi bërë historinë!
Bota

Donald Trump fiton zgjedhjet, mban fjalimin e parë para amerikanëve: Kemi bërë historinë!

Donald Trump kryeson bindshëm në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Teksa ka shpallur fitoren, Trump u zotua se do luftojë për Amerikën.

“Dua t’ju falënderoj të gjithve në këtë lëvizje të jashtëzakonshme që nuk është parë kurrë më parë. Tani do arrijë  një nivel të ri rëndësie të ndihmojmë vendin tonë të shërohet. Kemi berë histori sot. Bëmë të pamundurën. Është një fitore politike.

Donald Trump ka shpallur fitoren, ndonëse nuk i ka arritur ende votat zyrtare të kërkuara të kolegjit zgjedhor.

donald trump6

Ai falënderoi bashkëshorten e tij Melania, duke e quajtur atë Zonjën e Parë.

“Ajo ka bërë një punë të shkëlqyer,” thotë ai, duke shtuar se “punon shumë për të ndihmuar njerëzit”.

Gjithashtu Trump falenderoi “fëmijët e tij të mrekullueshëm”, duke i përmendur secilin prej tyre teksa qëndrojnë në skenë me të.

Ndërsa Harris e ka shtyrë fjalimin për nesër.

Republikanët janë në avantazh për të fituar edhe një shumicë në Senatin e SHBA-së, duke siguruar 51 vendet që u duhen. Ndërkohë, edhe Dhomën e Përfaqësuesve e kontrollojnë republikanët me një diferencë të ngushtë.

Donald Trump hodhi akuza për mashtrim zgjedhor në Pensilvani dhe Miçigan, por pretendimet u hodhën poshtë nga polica.

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e nisi fjalimin duke falënderuar mbështetësit e tij e duke thënë se “do ta ndihmojë vendin të shërohet” dhe se tani ‘do të jetojmë epokën e artë të SHBA-së’.

 “Është një lëvizje që askush nuk e ka parë më parë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në këtë vend. Ne do të rregullojmë problemet në vend, do të rregullojmë kufijtë, ne bëmë histori sot. Shihni çfarë ndodhi? A nuk është çmenduri?”, tha ai në fjalimin e parë pas fitores.

Me mbi 80% e votave, Trump ka korrur një fitore spektakolare përballë Harris.

Sipas projeksionit të Fox News Donald Trump ka marrë 277 vota elektorale, kundrejt 226 të Kamala Harris.

Tashmë Trump ka fituar 3 shtete kryesore: Pensilvania, Karolina e Veriut dhe rimori Xhorxhian të cilën e humbi në 2020. Republikanët janë në avantazh për të fituar edhe një shumicë në Senatin e SHBA-së, duke siguruar 51 vendet që u duhen. Ndërkohë, edhe Dhomën e Përfaqësuesve e kontrollojnë republikanët me një diferencë të ngushtë.

Partia Republikane ka fituar shumicën edhe në Senatin Amerikan pas zgjedhjeve të mbajtura të martën. Sipas projeksionit të CNN, republikanët kanë marrë 51 vende, duke siguruar dominimin në dhomën e lartë të Kongresit.

“Ka shumë dashuri në këtë dhomë. Partnerët e mi ndihmuan për ta bërë atë një udhëtim të mrekullueshëm. Ky grup njerëzish të mrekullueshëm. SHBA-ja na dha një mandat të papritur, për të kontrolluar edhe Senatin, uau”, tha Trump.

Ky është një tjetër zhgënjim për Partinë Demokratike, që shpresonte të mbante shumicën, madje edhe të fitonte një tjetër mandat, por nuk arritën t’i merrnin vendin Ted Cruz-it në Teksas.

Ndërkohë në Kongres, republikanët po përpiqen të ruajnë shumicën e fituar në vitin 2022, dhe deri tani kanë të sigurta 190 vende.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.