E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Donald Trump nuk ka frikë, sfidon prokurorin që kërkoi publikimin e urdhrit për kontroll nga FBI: Ta bëjnë menjëherë!
Publik News

Donald Trump nuk ka frikë, sfidon prokurorin që kërkoi publikimin e urdhrit për kontroll nga FBI: Ta bëjnë menjëherë!

Jo vetëm që nuk do të kundërshtoj publikimin e dokumenteve që lidhen me bastisjen dhe thyerjen joamerikane, të pajustifikuar dhe të panevojshme të shtëpisë sime në Palm Beach, Florida, Mar-a-Lago, por po shkoj një hap më tej duke INKURAJUARA ta bëjnë menjëherë”, thuhet në deklaratën e Trump.

Ish Presidenti tha se ai po e jepte ‘lejen’ nga ana e tij pavarësisht se ato dokumente janë “përpiluar nga demokratët radikalë të majtë dhe kundërshtarë të mundshëm politikë në të ardhmen, të cilët kanë një interes të fortë dhe të fuqishëm për të më sulmuar mua, ashtu siç kanë bërë gjatë gjashtë viteve të fundit”, shkruan ai.

Më herët, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland zbuloi se ai personalisht e miratoi urdhrin për kontrolle në rezidencën e Trump.

Deri më tani, departamenti i drejtësisë ka ndjekur praktikën e tij normale për të qëndruar në heshtje gjatë një hetimi aktiv – dhe dokumentet si urdhrat e kontrollit tradicionalisht mbeten të vulosura gjatë një hetimi në vazhdim.

Por prokurori Garland tha se po i kërkonte një gjykate që dokumentet që lidhen me urdhrin e bastisjes të bëhen publike, në interes të publikut.

Ai tha se vendimi i tij u ndikua gjithashtu nga zoti Trump që njoftoi publikisht se po ndodhte një kontroll në banesën e tij.

“Interesi i qartë dhe i fuqishëm i publikut për të kuptuar atë që ndodhi në këto rrethana rëndon shumë në favor të çvulosjes,” thanë avokatët e departamentit të drejtësisë në një mocion të paraqitur në gjykatën federale të enjten.

Kontrolli i së hënës ishte hera e parë në historinë amerikane që shtëpia e një ish-presidenti kontrollohej si pjesë e një hetimi penal. Trump dhe republikanë të tjerë e kanë dënuar veprimin si të motivuar politikisht.

Por duke folur në një konferencë për shtyp të enjten, Garland mbrojti agjentët e FBI-së dhe zyrtarët e departamentit të drejtësisë.

 “Unë nuk do të qëndroj në heshtje kur integriteti i tyre sulmohet padrejtësisht,” u tha prokurori i përgjithshëm gazetarëve.

Ai gjithashtu tha se vendimi për të ekzekutuar urdhrin e bastisjes nuk u mor lehtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.