E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dora misterioze me 6 gishta e ministres ‘Diella’ ndez rrjetin
Lajme

Dora misterioze me 6 gishta e ministres ‘Diella’ ndez rrjetin

Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, është shfaqur sot me rastin e nisjes së muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke përcjellë një mesazh sensibilizues për këtë kauzë.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje në rrjetet sociale nuk ishte fjala e saj, por një detaj i pazakontë në një nga fotot zyrtare: dora e ministres dukej sikur kishte gjashtë gishta.

Pamja ka ngjallur menjëherë reagime dhe komente ironike online, çka ka detyruar stafin që menaxhon faqen zyrtare të ministres të ndërhyjë duke shkurtuar foton dhe prerë pjesën ku dora bëhej objekt komentesh.

Ende nuk ka një reagim zyrtar për këtë “anomali dixhitale”, ndërkohë që rrjetet sociale po e lidhin situatën me ironinë e faktit që kjo figurë përfaqëson pikërisht fushën e inteligjencës artificiale.

Mbetet për t’u parë nëse ishte një gabim grafik, një lojë me AI, apo thjesht një iluzion optik që ndezi rrjetin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.