Dorëheqje në Bashkinë e Durrësit, zbardhen lëvizjet e fundit
Bashkia e Durrësit ka njoftuar se administratorët e 5 njësive administrative kanë dhënë dorëheqjen. Në njoftimin e bërë nga bashkia thuhet se janë zëvendësuar 4 prej tyre dhe priten emërime të tjera.
Kjo lëvizje duket se vjen pas urdhrit gjatë muajve të verës nga kryeministri Edi Rama, për dorëzimin e dorëheqjeve nga ana e nënkryetarëve të bashkive dhe njësive administrative.
Dorëheqjen e kanë dhënë kryeadministratorët e Njësive Katund i Ri, Rashbull, Ishëm dhe Manëz.
“Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se administratorët e njësive administrative të Manzës, Sukthit, Ishmit, Katundit të Ri dhe Rrashbullit kanë dhënë dorëheqjet dhe deri tani janë zëvendësuar 4 prej tyre.
Administratorët e sapoemëruar janë:
Manzë – Rejdi Shehu
Ishëm – Emirjan Bafti
Katund i Ri – Julian Marku
Rrashbull – Fiqiri Dema
Pas vlerësimit të performancës se gjithesecilit, vendimmarrja do të vazhdojë në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Durrës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


