Dorëzohet në polici shqiptari që vrau Mario Metajn
Vrasësi i dyshuar i 27-vjeçarit Mario Matai, i cili u ekzekutua pasi u qëllua gjatë një përleshje në kryqëzimin Kourtesis në Patras të hënën e kaluar, u dorëzua në polici.
Sipas informacioneve për mediat greke, 27-vjeçari, i shoqëruar nga avokati i tij, kapërceu pragun e Departamentit të Policisë Achaia pak pas orës 12 të mesditës. Akoma nuk është bërë i ditur identiteti i tij.
Mësohet se ai ishte kontaktuar nga Drejtori Rajonal i Policisë së Përgjithshme, Apostolos Martzaklis, dhe u kërkua që të dorëzohej në zyrën e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



