E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Doris Pack reagon ashpër me  Fleckenstein: Hipokrizi, ndihem e turpëruar
Bota

Doris Pack reagon ashpër me Fleckenstein: Hipokrizi, ndihem e turpëruar

Doris Pack e ka quajtur hipokrizi qëndrimin e Fleckenstein ndaj Opozitës. Ajo shprehet se ndihet e turpëruar nga qëndrimi i tij.
Ish-anëtarja e Parlamentit Europian, ka reaguar pas deklaratave të eurokomisionerit Knut Fleckenstein pas vizitës në Shqipëri.

Ajo e konsideron si hipokrizi qëndrimin e Fleckenstein, ndërsa shprehet se ndihet e turpëruar nga ai, pasi sipas saj asnjëherë nuk ka kritikuar miqtë e tij socialistë për krimin dhe qeverisjen e korruptuar.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shprehet:

“Knut Fleckenstein gjykimi i Opozitës në Shqipëri për sjellje jodemokratike është hipokrizi, është një thirrje për ndihmë nga BE-ja. Asnjëherë në vitet e fundit nuk keni kritikuar miqtë socialistë për krimin dhe qeverisjen e korruptuar. Shqiptarët humbën shpresën, po vuajnë dhe lënë vendin. Kam turp nga ti”.

Kujtojmë se eurokomisioneri Knut Fleckenstein, gjatë vizitës me delegacionin e PE-së në Tiranë, kritikoi Opozitën. Ai u shpreh se Opozita nuk duhet të bojkotonte.

Ai u shpreh: “Po humbas durimin nga qëndrimi i deputetëve të opozitës, protestat të ruajnë qetësinë, pamjet e protestave vonojnë integrimin. I bëj thirrje Këshillit Europian të vlerësojë arritjet e Shqipërisë. Zonja e parë e vendit nuk duhet të pengojë negociatat, kam vëzhguar zgjedhjet e 2017 dhe ishin korrekt, në 5 mars informojmë PE për arritjet tuaja”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.