E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dosja 5D, Gazment Bardhi në protestën para Bashkisë së Tiranës: Arrestimi i drejtorëve, kambanë alarmi
Lajme

Dosja 5D, Gazment Bardhi në protestën para Bashkisë së Tiranës: Arrestimi i drejtorëve, kambanë alarmi

E kemi për detyrë të jemi në mbështetje të qytetarëve të Tiranës që janë sot në këtë protestë të shoqërisë civile. Pa asnjë diskutim që përbën shkak arrestimi i drejtorëve të Bashkisë të Tiranës. 5 zyrtarë, njerëzit më të afërt të Erion Veliaj, për një periudhë të shkurtër i kanë dhënë vetes 22 mln euro, është një kambanë alarmi se në çfarë derexheje ka shkuar qeverisja vendore dhe lokale.

Erion Veliaj nuk do të duhet të ishte në zyrën e kryetarit të bashkisë, por duhet të ishte në qeli me 5 vartësit e tij.

Ka shumë arsye për të protestuar. Kjo është një arsye, ky nuk është rast i shkëputur, E njëjta skemë është edhe në drejtorinë e Rrugëve, nëse hetoni është skemë e shtrirë në çdo bashki të vendit dhe institucion qendror. Opozita do të duhet ti prijë qytetarëve për të larguar nga qeverisja këta që gllabërojnë buxhetin dhe paratë e taksave të shqiptarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.