E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dosja 5D/ GJKKO  dënon drejtoreshën e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçin
Flash

Dosja 5D/ GJKKO dënon drejtoreshën e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçin

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për dosjen 5D, që i përket fraksionit të dytë, duke dënuar me burg drejtoreshën e Klubit Sportiv Tiranë, Deborah Keçi dhe 3 të pandehurit e tjerë.

Deborah Keçi është dënuar me 1 vit burg për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe iu ul me 8 muaj qëndrim pas hekurave.

Në fund GJKKO vendosi pezullimin e dënimit të saj me burg dhe vënien e saj në 16 muaj shërbim prove.

VENDIMET:

Deborah Keçi- Shkelje e barazisë/ 1 vit burg.

8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.

Pezullim i dënimin me burg dhe vënien në 16 muaj shërbim prove.

5 vjet heqje të së drejtës për funksione publike

Teuta Guri- Shkelje e barazisë/ 9 muaj burg

6 muaj me gjykim të shkurtuar.

60 orë punë në interes publik

Renaldo Gjerasi- 9 muaj

6 muaj, me gjykim të shkurtuar.

60 orë punë në interes publik.

Etion Mera- 9 muaj burg

6 muaj, me gjykim të shkurtuar.

60 orë punë në interes publik brenda 6 muajsh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.