E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dosja “AKSHI”, Hava Delibashi kërkon ndryshim mase në GJKKO
Lajme

Dosja “AKSHI”, Hava Delibashi kërkon ndryshim mase në GJKKO

Ish-zëvendësdrejtoresha e AKSHI, Hava Delibashi, i është drejtuar GJKKO me një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë. Aktualisht, ajo ndodhet në masën “arrest në shtëpi”.

Pritet që gjykata të shqyrtojë kërkesën në ditët në vijim.

Delibashi është pjesë e të njëjtës dosje hetimore me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin, të cilët janë shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të ndërmarrë nga SPAK.

Hetimi lidhet me një grup të dyshuar kriminal brenda AKSHI, i cili dyshohet se ka abuzuar me procedurat e tenderave publikë.

Në të njëjtën çështje është përfshirë edhe ish-drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, për të cilën, ashtu si për Delibashin, GJKKO vendosi masën “arrest në shtëpi” më 18 dhjetor 2025.

Masat e sigurisë u vendosën pas kërkesës së SPAK, në kuadër të hetimeve për një skandal të dyshuar me tendera në institucionin që menaxhon sistemet kryesore digjitale të shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.