Dosja e Fredi Belerit dërgohet për gjykim! U arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit
Njoftimi i SPAK-së konfirmoi përfundimin e hetimit dhe dërgimin e dosjes për gjykim ndaj kandidatit për kryetar bashkie të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i cili u shpall fitues në zgjedhjet e 14 majit.
SPAK ka akuzuar Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, të kryer në bashkëpunim, sipas nenit 328 e 25 të Kodit Penal. Sipas hetimeve, është e provuar se Beleri ka ofruar shuma monetare për vota, dhe ky akt korruptiv është kryer në bashkëpunim me Pandeli Kokaveshin, i cili ia ka dhënë shumat monetare shtetasit Arsen Rama për të ndikuar tek vullneti i qytetarëve për të votuar për Belerin në zgjedhjet vendore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



