E mërkurë, 11 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Dosja “Metamorfoza”, Apeli i GJKKO-së jep vendimin 5 të pandehurit
Lajme

Dosja “Metamorfoza”, Apeli i GJKKO-së jep vendimin 5 të pandehurit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur vendimin për disa prej të pandehurve në dosjen e bujshme “Metamorfoza”, duke ndryshuar dënimin e ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri, ndërsa për Edmond Prekën, Astmer Bilalin dhe Behar Bajrin ka lënë në fuqi vendimet e dhëna nga Shkalla e Parë.

Sipas vendimit të Apelit, Oltion Bistri është dënuar përfundimisht me 11 vite burgim. Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit reduktohet në 7 vite e 4 muaj heqje lirie.

Për tre të pandehurit e tjerë, gjykata ka vendosur të mos ndryshojë masat e dënimit të përcaktuara më herët nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Ndërkohë, Xhevahir Lita është dënuar me 5 vite burgim, masë e cila pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar është reduktuar në 3 vite e 4 muaj. Ai është liruar, pasi e kishte shlyer dënimin gjatë periudhës së qëndrimit në paraburgim. I njëjti vendim për lirimin është zbatuar edhe për Oltion Bistrin, për shkak të kohës së kaluar në paraburgim.

Dënimet e lëna në fuqi për disa prej të pandehurve:

  • Edmond Preka: 10 vite burgim, të reduktuara në 7 vite pas gjykimit të shkurtuar. Dënimi do të vuhet në burg të sigurisë së lartë.

  • Behar Bajri (Brajovic): 13 vite burgim, të reduktuara në 8 vite e 8 muaj pas gjykimit të shkurtuar. Dënimi do të vuhet në burg të sigurisë së lartë.

  • Astmer Bilali: 8 vite e 6 muaj burgim, të reduktuara në 5 vite e 8 muaj pas gjykimit të shkurtuar. Dënimi do të vuhet në burg të sigurisë së lartë.

Vendimi i Apelit vjen në kuadër të shqyrtimit gjyqësor të dosjes “Metamorfoza”, një prej çështjeve të rëndësishme të hetuara nga drejtësia e posaçme, ku në qendër të procesit janë disa persona të akuzuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.