E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dosja penale ndaj ish-drejtoreshës  Autoritetit Rrugor  Qato dhe 9 zyrtarëve kalon për gjykim
Lajme

Dosja penale ndaj ish-drejtoreshës Autoritetit Rrugor Qato dhe 9 zyrtarëve kalon për gjykim

Vendimi për të kaluar në gjykim dosjen kundër ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, dhe 9 zyrtarëve të tjerë është marrë gjatë seancës paraprake të gjyqit. Gjyqtari Erjon Bani ka miratuar veprimet hetimore të Elvin Gokaj, përfaqësuesit të prokurorisë, duke vendosur kalimin për gjykim të të pandehurve në dosjen penale nr. 175.

Ish-drejtoresha Sonila Qato ka kërkuar pushimin e dosjes gjatë seancës paraprake të gjykimit, duke pretenduar se nuk ka asnjë element penal që e fakton “Shpërdorimin e detyrës” nga ana e saj.

Katër nga të pandehurit, përfshirë Sonila Qaton, janë nënshtruar një procesi gjyqësorës të zakonshëm, ndërsa 6 të tjerë kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, të cilin e ka pranuar gjykata.

Emrat e zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar rezultojnë të jenë përfshirë në dosjen penale me numrin 175, që lidhet me abuzime në ndërtimin e lotit 7 të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë në një dosje të dytë në SPAK (Strukturën e Posaçme të Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar), ndaj Agron Hysës, një nga pronarët e shoqërisë private “Vëllezërit Hysa”, Elton Mustës, financieri i kësaj kompanie, dhe një kompani tjetër ndërtimi “Sulova Ndërtim Prodhim”.

Hetimet janë duke u zhvilluar për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”, pasi raportet financiare kanë dhënë të dhëna të rreme rreth kryerjes së punimeve.

SPAK-u ka kryer kontrollin e banesave të zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe të ambienteve të zyrave të kompanisë “Vëllezërit Hysa” gjatë një periudhe 3-vjeçare.

Kallëzimi penal kundër zyrtarëve të ARRSH është bërë në SPAK në shtatorin e vitit 2019 nga kompania “Gjoka Konstruksion”, e cila pretendonte se ishte përjashtuar në mënyrë të padrejtë dhe antiligjore nga punimet e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.