Dosja “Tahiri”/ Përfundon afati i hetimeve, çfarë pritet të ndodhë
Ditën e hënë, përfundon afati i hetimit të procedimit penal të nisur ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të Habilajve.
Nga hetimet e kryera, ish-ministri Tahiri dyshohet se i ka krijuar lehtësira grupit të Habilajve, për kultivimin dhe më pas trafikimin e kanabisit drejt Italisë. Këto dyshime Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka ngritur pasi në më shumë se një rast eksponentë të grupit kriminal kanë përdorur mjete motorike dhe detare në emër të ish-ministrit Tahiri. Për këtë prokuroria ka marrë edhe disa letër-porosi nga Greqia, Mali i zi dhe Italia. Ndërkohë, vetë ish-ministri ka mohuar akuzat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



