E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drafti/ Të gjithë oficerët e policisë gjyqësore do i nënshtrohen Vetting-ut
Lajme

Drafti/ Të gjithë oficerët e policisë gjyqësore do i nënshtrohen Vetting-ut

Pas gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve, procesit të Vetingut do t’i nënshtrohen edhe të gjithë oficerët e policisë gjyqësore, të njohur ndryshe si ‘hetues’.

Drafti për policinë gjyqësore, parashikon që brenda një viti nga hyrja në fuqi e ligjit, oficerët e policisë gjyqësore të të gjitha seksioneve, verifikohen për pastërtinë e figurës. Pika 3 e nenit 40 të draftit thekson se autoriteti që do të verifikojë oficerët e policisë gjyqësore është Sektori për Verifikimin e Integritetit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Do të vazhdojnë detyrën vetëm ata oficerë, të cilët kalojnë filtrin e pastërtisë së figurës. Ndërkaq, oficerët e seksionit të policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, mbeten në detyrë deri në krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pas krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Komisioni i Policisë Gjyqësore bën shpërndarjen e tyre në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.