Drama në Lushnje/I vë flakën ullishtës, më pas i jep fund jetës
Një grua i ka dhënë fund jetës në Lushnje. Dyshimet e grupit hetimor janë se ajo ka konsumuar fotoksinë, nga frika se mos arrestohej për zjarrëvënie.
Dallandyshe Blliku, e cila jetonte në periferi të Lushnjes, të enjten po digjte plehrat në oborrin e shtëpisë së saj. Por, pikërisht kjo vatër zjarri, e ndihmuar nga era bëri që flakët të përhapeshin nëpër ullishte. Për gati 24 orë flakët vijuan të ishin aktive duke djegur më shumë se 20 hektarë. Por si të mos mjaftonte dëmi në natyrë, e tronditur nga ajo që kishte ndodhur, një tjetër ngjarje edhe më e rëndë ndodhi këtë të premte.
55-vjeçarja Blliku i dha fund jetës. Gruaja, sipas dyshohet se piu fotoksinë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike në të cilën ndodhej.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



