Dredha “dorëzoi” bashkinë, Rama e bën ambasador në Zvicër
Ish-kryebashkiaku i Vlorës rikthehet në karrierën diplomatike, vetëm pak muaj pas dorëheqjes nga detyra
Ish-kryebashkiaku i Vlorës rikthehet në karrierën diplomatike, vetëm pak muaj pas dorëheqjes nga detyra.
Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, është shpërblyer me një pozicion të ri të rëndësishëm diplomatik. Mësohet se pas dorëheqjes së tij në fillim të shtatorit, Dredha është emëruar ambasador i Shqipërisë në Zvicër.
Ky emërim shënon rikthimin e tij në diplomaci, një fushë ku ka shërbyer më herët, përpara se Partia Socialiste ta kandidonte për drejtimin e bashkisë së qytetit bregdetar.
Gjatë periudhës më shumë se dyvjeçare në krye të Vlorës, Dredha konsiderohej një prej figurave të reja të promovuara politikisht nga mazhoranca. Dorëheqja e tij e papritur, e shoqëruar me paqartësi për arsyet reale, solli spekulime për presione e hetime të mundshme lidhur me projektet e zhvillimit urban në qytet.
Emërimi i tij në Zvicër shihet nga analistë si pjesë e një modeli të njohur politik, ku ish-drejtues vendorë të PS-së transferohen në poste të larta jashtë vendit – shpesh si formë “kalimi të butë” nga skena vendore te diplomacia.
Aktualisht pritet miratimi zyrtar i dekretit dhe fillimi i mandatit të ri të Dredhës në Bernë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



