E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejt nje Lëvizje Politike AntiEstablishment
Publik News

Drejt nje Lëvizje Politike AntiEstablishment

Av. Altin Goxhaj

NËN NJË OLIGARKI!

Përfundimisht Shqipëria sot është në kthetrat e Establishmentit ku “kryetari” i Opozitës (i “zgjedhur” duke vjedh 50 mijë vota të anëtarëve të PD që e refuzuan atë dhe farsën e tij) është “dashnorja” e fshehtë e Kryeministrit! PD vdiq! E vranë maskarenjtë dhe idiotët e vet! Tani lëviz si zombie duke kafshu si të verbër këdo që është i gjallë dhe me dy pare mend në kokë! PRA SHQIPËRIA SUNDOHET NGA NJË OLIGARKI!

S’KA OPOZITË!
LSI e tregoi me deklarimin e votës pro rritjes së çmimit të ujit që voton me leje ndërtimi dhe mbajtje vendesh pune pra është thjesht një parti politike në pushtet me probleme të ndarjes së llokmave të pushtetit! PRA NUK KEMI OPOZITË!

NUK KEMI PËRFAQËSIM!
Na duhet një Lëvizje Politike që të sigurojë kushtet për lindjen e një Opozite Politike Reale që të përfaqësojë qytetarët politikisht dhe ti japë Shqipërisë mundësi të përfaqësohen dhe të rrëzojnë në 2019 dhe 2021 këtë Oligarki që e mori pushtetin në 2017 nëpërmjet një Grushti Sorosian Shteti të realizuar në 2 akte 25 Qershor 2017 dhe 22 Korrik 2017! PRA NA DUHET PRA NJË LËVIZJE POLITIKE!

POR JEMI GJALLË DHE PO VEPROJMË!
Deri tani me dhjetra njerëz të mënçur dhe me eksperiencë kanë folur mes tyre dhe jemi në rrugë të mbarë!

KUSH JEMI?
Nuk jemi as marsianë dhe as alienë! Nëse doni ti dini kush jemi, na keni të gjithëve këtu në Facebook! Mjafton ti lexoni të gjithë njerëzit kritik që nuk kanë heshtur as për denoncimin e Farsës së 25 Qershorit dhe as atë të 22 Korrikut! Këta janë ata që do ta bëjnë Opozitën Reale, këta janë ata që do ta themelojnë Lëvizjen Politike AntiEstablishmet, Opozitën, Përfaqësimin dhe rrëzimin e Oligarkisë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.