Drejtësia, KLGJ cakton numrin e kandidatëve për shkollën e magjistraturës
Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku vendosi caktimin dhe publikimin e numrit maksimal të kandidatëve magjistratë, profili gjyqtar, prej 25 (njëzet e pesë) kandidatë që do të pranohen në programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.
Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi caktimin e 25 (njëzet e pesë) kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.
Përveç përcaktimit të numrit maksimal të këshilltarëve dhe ndihmësve ligjorë dhe në funksion të transparencës këtij procesi,Këshilli i Lartë Gyqësor miratoi ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



