E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtor  në  Bashkinë e Tiranës me diplomë false
Lajme

Drejtor në Bashkinë e Tiranës me diplomë false

Një nga drejtorët në Bashkinë e Tiranës ka marrë emërimin me dëftesë dhe dokumentacion shkollor të fallsifikuar. Denoncimi është bërë nga një ish-punonjës tatimor I cili I ka shkruar ish-Kryeministrit Berisha.

Denoncuesi shkruan se ndaj këtij personi është bërë kallëzim penal por ka arritur të shmangë ndjekjen penale për cështje afatesh ndërkohë që mban detyrën e drejtorit operacional në Tatimet e Bashkisë e Tiranës.

Zoti Berisha shkruan me ironi se “fallsifikimet janë si meritë për emërimet nga Erjon Veliaj.

Ja postimi I plotë I ish-Kryeministrit Berisha  

Fallsifikimi si merite per emerime nga Lal Plehu!

Qytetari dixhital denoncon:

Drejtori i tatimeve ne Bashki me dokumenta te fallsifikuar! sb

“Doktori pershendetje! Une qe po ju shkruaj jam nje ish punonjes i Drejtorise Pergjithshme te Tatimeve. Ju bej me dije se : Shtetasi Kujtim Nanaj aktualisht drejtor Operacional Ne Tatimet e Bashkise Tirane, ka konsumuar vepren penale te falsifikimit te dokumentacionit shkollor, fakt ky qe provohet me vendimin e pushimit te procedimit penal nr prot, 8205 date 23.01.2015. Ne ate kohe ushtronte detyre funskionale ne Drejtorine e pergjithshme te Tatimeve. Kjo e fundit depoziton kallzim ne prokurorine e gjykates shkalles se pare dhe ka shmangur ndjekjen e vepres penale vetem se ka kaluar afati 5 vjecar i kryerjes se ksaj vepre deri ne marrjen e te pandehurit. Po ju dergoj kopje te procedimit. Faleminderit! Anonim ju lutem!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.