Drejtoresha e AKSH-it përfundon në SPAK
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur sot në ambientet e SPAK-ut, ku do të pyetet në lidhje me hetimin e nisur për dyshime mbi abuzime me 12 procedura tenderimi brenda institucionit që ajo drejton.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka regjistruar procedimin penal pas verifikimeve paraprake të kryera për tenderat në fjalë, ndërsa Karçanaj pritet të japë sqarimet e saj për mënyrën e zhvillimit të këtyre procedurave.
Karçanaj ka mbërritur në SPAK e shoqëruar nga avokatja e saj.
Hetimet vijojnë, ndërsa SPAK pritet të vendosë mbi hapat e mëtejshëm të procedimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



